fbpx

Dëshmitarët tregojnë momentet tornditëse të shpërthimit në Stamboll: ““Isha 50 metra larg, papritur u dëgjua shpërthimi dhe pashë njerëz në tokë..”

HomeLajmeBota

Dëshmitarët tregojnë momentet tornditëse të shpërthimit në Stamboll: ““Isha 50 metra larg, papritur u dëgjua shpërthimi dhe pashë njerëz në tokë..”

Dëshmitarët e incidentit në Stamboll të Turqisë kanë ndarë përjetimet në momentin kur ndodhi shpërthimi vdekjeprurës.

Siç raportohet, një dëshmitare, e cila foli për Al Jazeera, ka thënë se ajo mendoi se tingulli i shpërthimit erdhi nga një zonë ndërtimi kur e dëgjoi atë, në incidentin e së dielës në sheshin Taksim ku humbën jetën gjashtë persona.

Shpërthimi ndodhi pranë një dyqani veshjesh Mango në Istiklal.

“Isha në Mango dy orë më parë. Pastaj shkuam në (lagjen ngjitur të) Cihangir dhe dëgjuam zhurmën e një shpërthimi ndërsa po hanim dhe nuk donim të mendonim se ishte një bombë”, tha Asena Hayal për Al Jazeera.

“Ne menduam se diçka ra nga një zonë ndërtimi, por më pas e kuptuam se nuk kishte punë ndërtimi të dielave. Më vonë mbërriti lajmi që tregonte se ishte një shpërthim”, shtoi Hayal.

Një dëshmitar tjetër i shpërthimit foli për agjencinë e lajmeve AFP për momentet e panikut gjatë incidentit.

“Isha 50-55 metra larg. Papritur u dëgjua zhurma e një shpërthimi. Pashë tre ose katër njerëz në tokë”, tha dëshmitari Cemal Denizci, 57-vjeçar.

“Njerëzit vraponin në panik. Zhurma ishte e madhe. Kishte tym të zi”, tha ai.