Deshën ta dërgojnë në luftë në Ukrainë, 20-vjeçari i rekrutuar nga Moska kryen vetëvrasje: Dua të vdes pa gjak në duart e mia

1 minute, 18 seconds Read

Sergei Gridin, 20-vjeçar i rekrutuar në ushtrinë ruse ka kryer vetëvrasje në një kazermë afër Moskës, pasi mësoi se komandantët e tij donin ta dërgonin për të luftuar në Ukrainë, raporton portali rus Meduza.

Gridin shërbeu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse, dhe familja e tij konfirmoi për dy media të pavarura ruse se ka kryer vetëvrasje.

Në një kanal në Telegram që ndjekë mobilizimin, është bërë e ditur se kufomën e tij e kanë gjetur të rekrutuarit e tjerë, ku pranë kufomës ishte gjetur edhe një letër lamtumirëse, në të cilën kërkohej hetim për eprorët e tij (që e çuan drejt vetëvrasjes, vepër kjo e dënueshme në Rusi).

Të rekrutuarit e kanë fotografuar letrën lamtumirëse, kurse familja e Gridin ka konfirmuar se bëhet fjalë për shkrimin e tij.

Komandantët në kazermë sekuestruan letrën, e cila më vonë siç raporton Meduza është zhdukur nga dokumentacioni zyrtar.

Në letër, Gridin shkruan se komandantët planifikonin ta dërgonin në Ukrainë. Kur u kërkoi ta linin të qetë, komandanti dhe rreshterët e Gridinit filluan ta keqtrajtojnë.

“Nuk dua dhe nuk do ta përshkruaj atë që më bënë ato kafshë, por nuk mund të jetoj me këtë. Vendimin e mora të vdes këtu, në atdheun tim, pa gjak në duart e mia”, thuhej në letrën lamtumirëse të Gridinit.

Publikime te ngjashme