fbpx

Deputetja Ukani e linçoi publikisht profesorin nga Vushtrria, e quajti degjenerim pasionin e tij për vallet tradicionale

HomeLajmeKosovë

Deputetja Ukani e linçoi publikisht profesorin nga Vushtrria, e quajti degjenerim pasionin e tij për vallet tradicionale

Një profesor nga Vushtrria, i cili ka pasion vallëzimin e valleve tradicionale, po bullizohet tash e sa ditë. Ai po e vuan këtë dhe në një rrëfim për KTV-në ka treguar se sa vështirë po e përjeton. Zinxhirin e linçimit publik e nisi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila i gjykoi si të pahijshme dhe degjeneruese vallëzimet e Lulezim Pacit, që me profesion është mësimdhënës.

Profesori që u bë i famshëm për videot e tij në rrjete sociale duke vallëzuar valle tradicionale ka rrëfyer pasojat që i mori, pasi shprehu pasionin e tij për vallëzimin.

Thotë se është sharë dhe ofenduar, prandaj u ka kërkuar vëllait të distancohet prej tij, nëse ndihet i turpëruar.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, thotë profesori e pas kësaj nisi të qajë.

Reagimet ndaj tij nisën ditë më parë, ndërsa në mesin e gjykuesve hyri edhe deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani.

Videot e profesorit të gjimnazit duke vallëzuar, Ujkani i quajti degjeneruese dhe të pahijshme.

“Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, ka shkruar deputetja në Facebook, të enjten.

Pas rrëfimit të profesorit, kanë nisur reagimet ndaj atyre që linçuan dhe ofenduan profesorin, përfshirë edhe deputeten Ujkani.

Aktivistja Neri Ferizi, i ka kërkuar deputetet që t’i kërkojë falje publike profesorit.

“Fjolla Ujkani ish dashte me i kerku falje profesorit per lincimin publik pa pike nevoje”

“Pse nuk po reagon per shume ngacmime seksuale qe ndodhin per dite neper shkollat tona? – qe jam shume e sigurt qe ju i dini shume mire edhe emrat profesoreve qe ngacmojne ne shkolla”, ka shkruar Ferizi në Facebook.

Ndërsa shkrimtari Azem Deliu ka shkruar se “Kjo shoqëri nuk turpërohet me arsimtarët që e mendojnë dhunën si disiplinim ndaj nxënësve, nuk turpërohet me profesorë injorantë që s’dinë kur kanë lexuar për herë të fundit, por i hidhet në qafë dikujt që ka vallëzuar”.

Opinionisti Ermal Sadiku ka përkrahur profesorin në pasionin e tij.

“Profa, i veshun mire, ne nje dhome te bukur po kcen shqip. Si loqke, pa asnje gje te keqe”, ka shkruar ai në Facebook.

COMMENTS

x