Deputetja shqiptare në Kroaci thotë se nuk ka asgjë zyrtare se presidenti kroat ka dhënë garancë për ish themeluesit e UÇK-së!

HomeLajmeKosovë

Deputetja shqiptare në Kroaci thotë se nuk ka asgjë zyrtare se presidenti kroat ka dhënë garancë për ish themeluesit e UÇK-së!

Deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me ato që janë raportuar se Presidenti i Kroacisë  ka dalë garantues për ish-themeluesit e UÇK-së.

“Kam shtruar pyetje zyrtare në Presidencën e Kroacisë dhe më është thënë se për momentin nuk ka ndonjë kumtesë zyrtare se Kroacia garanton për mbrojtjen në liri të liderëve ish-liderëve ushtarak të Kosovës”, tha Përlaskaj në RTV Dukagjini.

Përlaskaj thotë se në këtë periudhë nuk ka ndonjë plan Presidenti i Kroacisë për të vizituar Kosovën.

“Nuk e di nëse ka pasur edhe ndonjë ftesë nga Presidenca e Kosovës për ndonjë vizitë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Parlamentit kroat megjithatë thotë se personalisht ka në plan të vizitojë Kosovën.

“Besoj se të enjten do të jem për vizitë në Kosovë”, deklaroi deputetja e cila thotë se nuk ka informata nëse garancia për ish-ushtarët e UÇK-së do të jetë temë e agjendës së saj në Kosovë.

Hisen Berisha, ish-gjeneral i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së ka deklaruar se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin për mbrojtjen e  tyre në liri./Telegrafi

COMMENTS