Deputetja gjermane acarohet nga deklaratat e Vuçiçit, thotë se ai ka mashtruar, kështu që negociatat me Serbinë të ngrihen

1 minute, 8 seconds Read

Deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq, i cili në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, tha se për herë të parë iu kërkua njohja reciproke me Kosovën.

Alt ka thënë se Vuçiqi ka mashtruar diplomatët e huaj dhe, së këndejmi, edhe negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE duhet të ngrihen.

“Negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Republikën e Serbisë duhet të ngrihen. Aleksandar Vuçiq na paska mashtruar për një kohë të gjatë”, ka thënë ajo në reagimin e saj në ‘Twitter’.

Vuçiqi përgjatë konferencës së përbashkët me Scholzin tha se për herë të parë po dëgjon që dikush nga Evropa po ia kërkon njohjen reciproke Serbisë.

“Sot e dëgjuam se po na kërkohet njohja reciproke. Kurrë më herët nuk e kemi dëgjuar nga askush prej Evropës se po kërkohet njohja reciproke”, deklaroi i pari i Serbisë.

Kancelari gjerman në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Prishtinë, deklaroi se e sheh të paimagjinueshme anëtarësimin e dy vendeve që se njohin njëra-tjetrën në BE, duke konsistuar në Kosovën dhe Serbinë.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *