fbpx

Deputetja e LVV-së që e festoi ditëlindjen në Milano

HomeLajmeKosovë

Deputetja e LVV-së që e festoi ditëlindjen në Milano

Dhjetëra mijëra punëtorë të shtetit nuk u paguan për muajin gusht deri ditën e sotme, duke e kaluar vikendin pa paga dhe njëkohësisht me pasigurinë nëse të njëjtat do t’u dalin pas 4 ditëve vonesë.

Por, një brengë të tillë si duket nuk e kanë pasur deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, subjekt politik ky që udhëheq me Qeverinë e Kosovës e cila i la pa paga gjatë vikendit të fundit shërbyesit civil, mjekët e nivelit parësor, mësimdhënësit dhe zyrtarët tjerë si ndëshkim për Komunat që nuk dorëzuan listat me grevistët, me qëllim që ajo të identifikojë këta të fundit dhe t`ua ndalë pagat, raporton portali Front Online.

Deputetja e LVV-së, Yllza Hoti, vikendin e fundit e kaloi në Milano të Italisë, ku e festoi ditëlindjen, raporton Front Online.

Një gjë të tillë deputetja Hoti e bëri të ditur në një postim në rrjetin social “Facebook”.

 

Përndryshe, si pasojë e një presioni të madh publik Ministria e Financave sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore, përderisa ditë më parë ministri Hekuran Murati është sulmuar me miell nga aktivistët e PSD-së pikërisht, siç kanë thënë ata, për presionin ndaj punëtorëve.

Sipas MF-së, përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as sot nuk e kanë bërë përditësimin e listave për të relefktuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që sipas Ministrisë, ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar.

x