Connect with us

Kosovë

Deputetja britanike e ashpër me Serbinë: “Agresionet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”

Publikuar

me

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, e cila edhe kryeson Komitetin për Politikë të Jashtme ka thënë se eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.

Ajo ka bërë thirrje urgjente drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet tek Ballkani Perëndimor në veçanti tek Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, shkruan Gazeta Express.

“Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Zyra për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.

 

Reklama