Bota
Deputeti ukrainas mesazh të fuqishëm Vuçiqit: Ukraina dhe Kroacia do të hakmerren ndaj presidentit serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mori pjesë në pritjen e fluturimit të parë të linjës ajrore “Hainan Airlines” dhe me atë rast iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Vuçiq foli shkurt edhe për kritikat e ashpra nga deputetit ukrainas.
“I uroj popullit ukrainas gjithë të mirat, dhe kroatët duhet të kujdesen për punën e tyre”, tha Vuçiq shkurt, duke përçuar kështu mesazh kërcënues edhe ndaj kroatëve, transmeton Ballkani.info.
Kujtojmë se një kërcënim i hapur nga Ukraina iu drejtua presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi që Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe politikanëve atje pas agresionit të paprecedentë ndaj Ukrainës.
“Ukraina, së bashku me Kroacinë, do të hakmerren ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij për operacionin special”, tha deputeti i Dhomës së Lartë të Parlamentit ukrainas, Aleksey Goncharenko në Telegram.
Ukrainasit janë tepër të zemëruar e Vuçiqin dhe Serbinë, pasi kjo e fundit po e luan lojën e ndyrë të bashkëpunimit të hapur dhe pa rezervë me Rusinë. Për këtë ka pasur reagime të shumta edhe nga Bashkimi Evropian, por deri më tash nuk janë ndërmarrë masa ndaj Beogradit zyrtar.
Së fundi, në Serbi i është dhënë licenca për operim televizionit shtetëror rus, “Russia Today”, mjetet propagandistik të Putinit. Për këtë ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, Viola von Cramon, duke kërkuar nga Vuçiqi të mos lejoj që propaganda ruse të zhvillohet nga një vend evropian.
