fbpx

Deputeti serb: Pushteti i Vuçiqit po mbron Veselinoviqin dhe Radoiçiqin, dy kriminelë që janë në listën e zezë të Amerikës

HomeLajmeKosovë

Deputeti serb: Pushteti i Vuçiqit po mbron Veselinoviqin dhe Radoiçiqin, dy kriminelë që janë në listën e zezë të Amerikës

Nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, tha për N1 se incidentet në Kuvendin e Serbisë janë rezultat i paaftësisë së pushtetit për t’u përballur me të vërtetën e thënë nga deputetët e opozitës dhe për këtë arsye po fyejnë dhe mallkojnë. Ai ka sqaruar se në seancën e sotme ka pasur “histeri” në mesin e deputetëve të mazhorancës, sepse deputeti i Partisë Popullore Branislav Novakoviq ka përmendur biznesmenin Zvonko Veselinoviq. “Është mbresëlënëse të shohësh se si dhe kjo është seanca e tretë apo e katërt, me kaq zell, deputetët e SNS-së mbrojnë Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, me sa di unë janë në listën e zezë të SHBA-ve, të dyshuar për krime të rënda, dhe ata i mbrojnë siç mbrohej Belivuk deri para disa vitesh”, tha Aleksiq.

Kujtojmë se Kuvendi i Serbisë edhe sot i ka vazhduar punimet dhe në fillim të seancës deputetët i kanë shtruar pyetje Qeverisë së Serbisë dhe institucioneve shtetërore. Më pas, deputetët vazhduan diskutimin për propozimin e ribalancimit të buxhetit për këtë vit.

Sipas reporterit N1, atmosfera në Kuvendin e Serbisë është e ngjashme si ajo e djeshme, e tensionuar dhe në disa momente është dukur se do të ketë një përplasje mes deputetëve.

Përkatësisht, gjatë pyetjeve parlamentare, deputeti Borislav Novakoviq pyeti se kush qeveris Novi Sadin dhe nëse biznesmeni Zvonko Veselinoviq i përket njërit prej grupeve kriminale?

Ka pasur një reagim të shpejtë nga deputetët e Partisë Progresive Serbe, si në seancën e djeshme, dhe deputetëve të PS-së nuk kanë marrë përgjigje. /Ballkani.info