Connect with us

Kosovë

Deputeti Quni paralajmëron skenare të reja e arrestime të shqiptarëve në Serbi

Publikuar

me

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni ka komentuar në “Prime Time” situatën e fundit në veri të vendit pas bllokimit të rrugës në Merdarë dhe arrestimit të një shqiptari nga policia serbe.

Quni ka paralajmëruar se skenarë të tilla me arrestime të shqiptarëve për spiunazh në Serbi pritet të ndodhin edhe më shumë.

“Pritet me pas skenarë të tjera ne e dëgjuam edhe lajmin që kanë filluar arrestimet e shqiptarëve në Luginë, do të ketë arrestime të tilla, ngritje të aktakuzave të ndryshme si për spiunazh e bashkëpunim. Ndoshta do të ketë edhe arrestime në Beograd të shqiptarëve të cilët punojnë e jetojnë atje, është shqetësim i madh për mërgimtarët që janë nisur nga diaspora për të kaluar festat në Kosovë.”, ka deklaruar Quni.

Tutje, Quni ka thënë se këto janë skenarë të njohura që Serbia ka përdorur edhe më parë.

“Këto janë skenarë të njohura dhe të pritura që nga shpërbërja e Jugosllavisë ne tani kemi përvojë me mënyrën e tillë të bërjes së luftës speciale që praktikohet nga Beogradi. Skenarë i përgatitur nga institucionet serbe kinse është reagim i lirë i qytetarëve për shkak të pakënaqësive dhe kjo është luftë speciale që pengon qarkullimin e lirë dhe krijohet opinionin që komuniteti serb në Kosovës është i rrezikuar nga institucionet e Kosovës duke dramatizuar situatën.”, ka thënë ai./Gazeta10

Reklama