Deputeti Muja thotë se aleati i vetëm ndërkombëtar që i ka mbetur opozitës, është Grenelli

HomeLajmeKosovë

Deputeti Muja thotë se aleati i vetëm ndërkombëtar që i ka mbetur opozitës, është Grenelli

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se të gjitha deklaratat mbështetëse të ndërkombëtarëve ndaj institucioneve të Kosovës për targat/letërnjoftimet vijnë pas takimeve në Uashington.

Mirëpo sipas tij, pas çdo veprimi për shtrirje të autoritetit në veri të vendit, gjithnjë paraqitet edhe Grenell.

Ai përmes një shënimi në Facebook Grenellin e ka quajtur ndërkombëtarin e vetëm të opozitës.

“Pas çdo veprimi për shtrirje të autoritetit në veri të vendit, gjithnjë paraqitet edhe Grenell, ndërkombëtari i vetëm i opozitës. Pas Grenell vijnë edhe reagimet e dostave të tij të paktë në Kosovë me ndonjë intervistë koti, konferencë të shpifur apo edhe ndonjë op-ed. Grenell është pro-Vučić dhe dost i autokratëve”.

Muja thotë se opozitarët vazhdojnë të refuzojnë të pranojnë gabimin e vitit 2020 kur e rrëzuan Kurtin.

“Unë nuk besoj që këta opozitarët që fajsojnë Kurtin për çdo gjë janë edhe pro-Vučić domosdoshmërisht. Sjellja dhe deklarimet e tyre janë soj i profecisë vetë-përmbushëse. Këta ende refuzojnë të pranojnë gabimin e vitit 2020. Mungesën e guximit politik për t’u përballur me Vučić vazhdojnë ta shesin si maturi”.

Muja thotë se në mungesë të ideve politike, politika po bëhet pazar i kombinimit të interesave për të arritur në ndonjë mënyrë pushtetin.

“‘Reformat’ opozitare nuk ishin katarzë por makiazh dasmash. Në mungesë të projekteve politike dhe ideve, politika bëhet pazar i kombinimit të interesave: P + L+ S + ndonjë peshkim eventual edhe vijmë në pushtet. Politika nuk është kontabilitet, shqiptarët e Kosovës nuk shiten. Duan shtet, rend e ligj, integrim evropian dhe prosperitet”, ka shkruar Muja.

COMMENTS

x