Deputeti i VMRO-së thotë se në Kosovë janë arrestuar agjentë të inteligjencës të Maqedonisë

0 minutes, 45 seconds Read

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se para 10 ditëve në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë së Veriut.

Kovaçki thotë se të njëjtit ishin dërguar në Kosovë nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin e komandantit përgjegjës, mbetet të përgjigjet vetë ministrja e Mbrojtjes”.

Publikime te ngjashme