Deputetet Bullgar me parulla nacionaliste: “Maqedonia është bullgari”, reagon ashpër Shkupi zyrtar!

HomeLajmeMaqedoni e veriut

Deputetet Bullgar me parulla nacionaliste: “Maqedonia është bullgari”, reagon ashpër Shkupi zyrtar!

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër parullat e djeshme “Maqedonia është Bullgari”, të cilat u panë në duart e disa deputetëve bullgarë gjatë seancës dje në Kuvendin e Bullgarisë.

“Mesazhe të tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane, por edhe në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit dhe nuk kontribuojnë në edukimin e parimeve dhe frymës së Traktatit.

Maqedonia pret që zyrtarët bullgarë të dënojnë gjuhën e qartë të urrejtjes dhe pretendimet territoriale kundër Maqedonisë së Veriut si një akt jashtëzakonisht të papërshtatshëm ndaj një vendi mik fqinj”, thekson MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut po ashtu i ka dorëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë një notë përkatëse verbale me këtë përmbajtje”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

COMMENTS

x