fbpx

Deponohet në Kuvend nisma për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

HomeLajmeRajoni

Deponohet në Kuvend nisma për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

Koalicioni e “Zeza mbi të Bardhën”, ka dorëzuar në Kuvend nismën për votëbesimin e Qeverisë.

Iniciativa është nënshkruar nga anëtarët e këtij koalicioni, që janë Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Boshnjake (BS), Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe disa anëtarë të partisë demokratike socialiste (DPS).

Në mesin e nënshkruesve nuk janë deputetët e Malit të Zi Demokratik, të Frontit Demokratik, të Partisë Popullore Socialiste (SNP).

Koalicioni “E zeza mbi të bardhën” në një konferencë për shtyp më 17 janar, propozoi një model të një qeverie të pakicës, në të cilën kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që është zëvendëskryeministër aktual i Malit të Zi, tha se nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik dhe Partinë Demokratike të Socialistëve, raporton mediat në Mal të Zi.

Në konferencën për media, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Qeveria minoritare është mashtruese.

COMMENTS