fbpx

Degradon Haradinaj, përdor gjuhë të ashpër ndaj qeverisë Kurti: “Janë një shpi budallë…”

HomeLajmeKosovë

Degradon Haradinaj, përdor gjuhë të ashpër ndaj qeverisë Kurti: “Janë një shpi budallë…”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka cilësuar “një shpi budallë” Qeverinë Kurti teksa ka folur për situatën energjetike.
Haradinaj ka thënë se përderisa bëhet luftë për kyçje në gazsjellës, Qeveria Kurti e kishte refuzuar këtë projekt.

“E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ka shpresën tek gazi i rrjedhshëm amerikan – do të duhej të ishim kyç edhe ne”.

“Por këta [pozita] janë një shtëpi budalla, e kam thënë disa herë dhe ju e shihni se ku kanë mbërri. Pra, budallaku i tyre deri ku ka mbërri”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova, të martën.

Ai po ashtu ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje ne Qeveri “ka kryer krim” në energjinë e Kosovës.

“I ka pasur dy projekte të gatshme në tavolinë që në video i përmend si të arritura “Parkun e erës në Shalë” dhe “MCC-në”. Të dyja kanë qenë të kryera në fakt MCC-në e ka vonuar për dy vjet”, ka deklaruar ai.