fbpx

Debat i fortë Einxhel-Donald: “E ke përdorur Trixën për lojë”

HomeMagazina

Debat i fortë Einxhel-Donald: “E ke përdorur Trixën për lojë”

Qysh nga spektakli i së martës, Einxhel është revoltuar me Donaldin.

Raportet e tyre janë acaruar për shkak të zingjirit të shpëtimit, ku Donaldi nuk zgjodhi Dagzin të cilin e konsideronte shok, shkruan lajmi.net.

Arsyetimi i Donaldit ishte se nuk e zgjodhi Dagzin për shkak se e dinte qe Dagzi do shpëtonte Einxhel, dhe Donaldi nuk donte që ta drejtonte zingjirin nga Einxhel.

Kjo e acaroi edhe më shumë prezantuesen, e kjo gjë po diskutohet edhe sonte në spektakël.

“Einxhel po mundohet të përdorë kreditet e Dagzit, duke e përdorur këtë situatë. Një pjesë të madhe të banorëve u ka konvenuar kjo situatë. Ajo që përfiton më shumë nga kjo situatë është Einxhel”, u shpreh opinionistja Bodinaku.

“Nuk kërkova llogari pse nuk e shpëtuan Dagzin, por u çudita se këta njerëz kanë qarë për Dagzin kur ai doli”, tha Eixhel si kundërpërgjigje ndaj Balinës.

“Në këtë pikë, aq sa dua të rri në shtëpi, aq edhe dua të dal jashtë”, tha ndër të tjera Einxhel.

“Kam parë tre Einxhel kohën e fundit, unë në momentin që dal nga kjo shtëpi, nuk do jem pishman për asgjë brenda në shtëpi”, tha Donaldi ndër shumë askuza drejtuar Einxhel.

Në debat u përfshi edhe Trixa, të cilës Einxhel i tha se ndoshta edhe atë e ka përdorur Donaldi për lojë.

“Ndoshta edhe ty të ka përdorur Donaldi” ishte deklarata e Einxhel kundrejt Beatrix.

COMMENTS

x