fbpx

Daut Haradinaj i fton veteranët të protestojnë për realizimin e të drejtave të tyre

HomeLajmeKosovë

Daut Haradinaj i fton veteranët të protestojnë për realizimin e të drejtave të tyre

Daut Haradinaj ka thënë se e drejta e veteranëve për të protestuar është e drejtë për të cilën kanë luftuar dhe mbi të cilën është ndërtuar shteti.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka ftuar veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë, derisa bëri thirrje për protestë të qetë.

“E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin. Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar. Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin”.

Ai tha se “ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”.

COMMENTS

x