Dardanët kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon si mysafir i Irlandës së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në Belfast, atje ku kanë udhëtuar edhe tifogrupi i Përfaqësueses tonë.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të bërë nga Dardanët në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook:

Sot, jemi sa në Belfast, sa në Prishtinë, por me mendje të gjithë bashkërisht te Kosova jemi të gjithë!

Në ditën e ndeshjes, kur Kosova do të luajë ndaj Irlandës Veriore në udhëtim, ne si tifogrup paralajmërojmë se jemi të shpërndarë qoftë në Belfast, ashtu edhe në Prishtinë, ku do të organizohemi.

Pra, të gjithë ata që kanë bileta për të hyrë në stadium, ju ftojmë që të takohemi pak para fillimit të ndeshjes, në (Trademarket 14 dublin road Belfast BT2 7hn).

Ndërkaq, për të gjithë të tjerët që janë në Kosovë, ju njoftojmë se nga ora 17:00 të gjithë anëtarët e Dardanëve që nuk kemi shkuar në Belfast, do të mblidhemi së bashku për ta shikuar ndeshjen në fan club’in tonë zyrtar.

Nga të gjitha anët, kudo, ju ftojmë që t’i përkrahim djelmoshat tonë, nga të cilët presim angazhim maksimal dhe që të dalin me pikë të plota, për ta rikthyer edhe emocionin e fitores.

Për fitore. Për Kosovën.

Besa, besë!/Telegrafi