fbpx

Dardan Molliqaj paralajmëron protestë kundër Qeverisë Kurti, “Kurti nuk ka komunikim me shtresat shoqërore”

HomeLajmeKosovë

Dardan Molliqaj paralajmëron protestë kundër Qeverisë Kurti, “Kurti nuk ka komunikim me shtresat shoqërore”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos transparencë në procesin e dialogut me Serbinë por edhe rreth veprimeve të fundit ndaj grevistëve.

Molliqaj thotë se Kurti vepron vetëm atëherë kur ka presion publik.

“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përveç angazhimit dhe protestave qytetare, për shkak se Kurti nuk ka komunikim me shtresat shoqërore. Ju e keni parë që nuk flet me grevistët, pra është i pakomunikueshëm me ata të cilët kanë shqetësime ose me ata që i prek vendimet e tyre. Kurti po e njeh vetëm një gjuhë, e ajo është gjuha e presionit publik. E keni parë që për një çështje është rritur presioni publik, Kurti është tërhequr mbrapa. Vendimi i fundit ishte vendimi i ministrit Murati kishte ofenduar luftën çlirimtare, pra kur u ngrit në majën e saj iritimi e detyroi që të kërkojë falje”, u shpreh Molliqaj për EO.

Ai ka thënë se me finalizimin e këtyre marrëveshjeve, do të krijohet entiteti territorial e politik i serbëve të dirigjuar nga Beogradi.Molliqaj, vlerëson se përmes marrëveshjes me letërnjoftime, Albin Kurti po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, numri një i PSD-së, thotë se këto marrëveshje nuk janë reciprocitet, e që sipas tij, kryeministri Kurti ka zgjedhur rrugën e gabuar

.“Nuk mund ta pranosh kornizën e dialogut e mos ta pranosh rezultatin e dialogut, kështu që Kurti ka hyrë në një proces i cili do të rezultojë me krijimin e entitetit territorial e politik të serbëve të Kosovës të dirigjuar nga Beogradi, e të cilën ai mund të tentojë ta paketojë si ndryshim e si reciprocitet por asnjëra prej tyre nuk është, kështu që kemi hyrë në një proces të dialogut e cila rruga është e gabuar, e që sigurisht rezultati do jetë edhe më i gabuar”

x