fbpx

Dalje masive e kosovarëve sonte, sheshet plot, kafeteritë plotë… asnjë respektim i masave antiCOVID!

HomeLajmeKosovë

Dalje masive e kosovarëve sonte, sheshet plot, kafeteritë plotë… asnjë respektim i masave antiCOVID!

Festa e Kurban Bajramit ka bërë që shumë qytetarë sonte të dalin në sheshet dhe kafeterite e qyteteve për të festuar!

Edhe pse masat e reja të Qeverisë së Kosovës ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave, sheshet e qyteteve në Prizren, Gjakovë, Mitrovicë… dhe kafeteritë në Prishtinë dhe qytete tjera janë vërshuar nga qytetarët pa mbajtur as distancë fare.

Ballkani.info më herët sonte publikoi një video nga qendra tregtare “Abi Çarshia” ku kafeteritë ishin të stërmbushuara me njerëz duke mos respektuar as distancën minimale.

Po ashtu në fotografitë nga Gjakova dhe Mitrovica shihet një numër i mad hi njerëzve.

Rreth 600 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Unviversitare dhe spitalet e tjera të vendit, 398 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 15 pacientë janë në respiratorë, 24 me CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 115 pacientëve.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8 mijë e 330, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Ballkani.info

COMMENTS

x