Janë publikuar pamje ku shihet një aeroplan luftarak amerikan duke u përplasur në aeroplanmbajtësen në të cilën po mundohej të aterronte.
Në videon që ka qarkulluar shumë në rrjete sociale shihet një aeroplan luftarak i tipit “F-35C” duke iu afruar pjesës së sipërme të aeroplanmbajtëses amerikane, “USS Carl Vinson”, gjatë një operacioni rutinor, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.
Pamjet e shfaqin aeroplanin duke iu afruar anijes dhe më pas në video nuk shihet qartë përplasja, por dëgjohet zhurma e saj dhe shihet tym e pluhur.
https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1486954418096558080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1486954418096558080%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fnjekomb.org%2Fdalim-pamjet-e-perplasjes-se-aeroplanit-luftarak-amerikan-me-anije%2F
Në pamje të tjera të publikuara në Twitter, aeroplani luftarak shihet gjysmë i zhytur në ujin e Detit Jugor të Kinës. Raportohet se fotografia është bërë më 24 janar.
Deti në të cilin ndodhi aksidenti është zonë e kontestuar, pasi Kina atje ka pretendime territoriale që nuk pranohen nga vendet e rajonit dhe shumica e shteteve të botës.
Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë pas aksidentit se nuk ka interesa për aeroplanin amerikan dhe e këshilloi ushtrinë amerikane që “të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin rajonal e jo ta shtrijë forcën në çdo kthesë”.