fbpx

Daçiq thotë se Serbia ka presion të mos marrim pjesë në seancën për Kosovën në Këshillë të Evropës

HomeLajmeRajoni

Daçiq thotë se Serbia ka presion të mos marrim pjesë në seancën për Kosovën në Këshillë të Evropës

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë për ‘tanjug’ se ka një presion ndaj Serbisë dhe shteteve mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës që të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës në të cilën vendoset për fillimin e procesit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Daçiq ka thënë se ky presion është që të ketë një pranim në heshtje për fillimin e një procedurë të tillë.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se bazuar në raportin e forcave në Këshill të Evropës ndoshta vendimi për fillimin e procedurave për anëtarësim të Kosovës do të kalojë.

“Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion, duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE, janë të bashkuar dhe prandaj bëjnë presion mbi ne dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishme në seancë” ka thënë Daçiq.