fbpx

Courtois me synim të veçantë kundër Man City

HomeSport

Courtois me synim të veçantë kundër Man City

Blogerja me origjinë nga Peja, Foinika Kay, ka sjellë disa imazhe me bikini që ngacmojnë imagjinatën.

Përveçse është një personazh me ndikim në botën e kozmetikës, ajo mahnit edhe me figurën e saj trupore.

Prandaj, bukuroshja që jeton dhe vepron në New York nuk heziton t’i vë në plan të parë linjat e saja në imazhet që i shpërndan për fansat e saj.

Së fundmi, ajo i ka publikuar disa imazhe me bikini nga plazhi duke marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.

 “Shkojmë në plazh”, është përshkrimi në spanjisht që ka zgjedhur Foinika për fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës. /Telegrafi/

Thibaut Courtois do të ketë një synim shtesë anash fitores, kundër Manchester City.

Portieri belg do të ketë punë të vështirë këtë javë në Ligën e Kampionëve, kur do t’i duhet të ruaj portën e paprekur kundër Manchester City.

Real Madrid udhëton drejt ‘Etihad Stadium’ me disavantazhin 1:2, kurse portieri Courtois do të ketë një synim të veçantë.

Courtois do ta sfidojë veten për të mos pranuar gol, dhe nëse e bën këtë, do të ishte hera e parë për të që nuk pranon gol ndaj Man City, transmeton lajmi.net.

Në nëntë ndeshje kundër ‘Citizens’, belgu ka pranuar 11 gola.

Ai u obligua ta nxirrte topin nga rrjeta së paku një herë në secilën ndeshje të luajtur ndaj Manchester City.

Mbetet të shihet nëse këtë javë në Ligën e Kampionëve ai do të thyej ‘mallkimin’. /Lajmi.net/

COMMENTS

x