fbpx

Conte mohon rikthimin te Juventusi: Po punoj që të fitoj me Interin

HomeSportSporti ndërkombëtar

Conte mohon rikthimin te Juventusi: Po punoj që të fitoj me Interin

Antonio Conte hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Interi, duke mohuar kategorikisht një kalim të tijin te Juventusi në rast se Sarri nuk konfirmohet në stolin e bardhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm.

Conte ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga gazeta italiane “Repubblica.it”, duke nënvizuar se nuk ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit dhe futbollistët e Juventusit për t’i pyetur nëse do ta shkarkojnë Sarrin.

Madje trajneri i Interit në një intervistë për “Ansa” ka nënvizuar duke shkuar edhe më tej se do të flasë me drejtorin e gazetës në fjalë dhe ai gazetar që e ka shkruar artikullin do të mbajë përgjegjësi.

Më tej trajneri i zikaltërve ka shtuar: “Jam i lidhur në një projekt 3-vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj fort me të gjitha forcat e mija dhe mundësitë e mija që ky të kthehet në një projekt fitues”.

COMMENTS