fbpx

Çka thonë studiuesit: A ndryshon ndërrimi i partneres në cilësi të seksit?

HomeLifestyleLove

Çka thonë studiuesit: A ndryshon ndërrimi i partneres në cilësi të seksit?

Hulumtimi i ri i Kolegjit Wooster në Ohio thekson që notuesit tuaj janë si “seksi për një natë”: kur keni seks me partner të ri seksual, prodhoni spermë me cilësi më të mirë

Në studimin e bërë meshkujt kanë masturbuar duke shikuar shtatë filma pornografikë gjatë dy javëve (jo së bashku, por secili në shtëpinë e vet), transmeton Telegrafi.

Hulumtimi:

Në gjashtë filma të parë ka aktruar e njëjta aktore e filmave pornografikë, ndërsa në filmin e shtatë (po ashtu pornografikë) ka aktruar aktorja e re.

Rezultatet:

Jo vetëm që meshkujt më shpejt kanë arritur orgazëm duke shikuar femrën tjetër, të panjohur, por edhe farat e lëngut ishin më të pasura dhe më me përmbajtje me spermë më të shëndetshme.

Ekspertët nuk janë të sigurt cili ka mundur të jetë shkaku, por besojnë që fjala është për adaptimin evolutiv, i cili meshkujve i ka ofruar mundësi që të fekondonin më shumë partnere, në mënyrë që të siguronin mbijetesë të rrënjëve të tyre (natyrisht që në kohën e sotme, kjo qasje konsiderohet e palejuar).

Nuk është e thënë që sperma juaj bëhet më e keqe dhe me intensitet më të vogël nëse jeni në lidhje monogamike, por nëse asgjë tjetër, tani e dini edhe arsyen shkencore përse lidhjet për një natë mund të jenë aq argëtuese./Telegrafi

COMMENTS

x