Connect with us

Lajme

Çka tha Vuçiqi për Kosovën dhe pesëshen perëndimore gjatë raportimit në qeveri?

Publikuar

me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka raportuar para qeverisë në Beograd për negociatat me pesëshen perëndimore.

Në njoftimin e qeverisë serbe thuhet se ata folën për sfidat dhe “vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia me Kosovën”.

“U ra dakord që presidenti, Qeveria e Serbisë dhe të gjitha organet ekzekutive të punojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të unifikuar”.

“Presidenti Vuçiq kërkoi nga anëtarët e qeverisë përkushtim të plotë, zell dhe punë më intensive dhe më të fuqishme në të ardhmen”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Reklama