fbpx

Çka po zbulon prokuroria me hetimet “Brezovica”!? Lidhjet e zyrtarëve me BIA-n serbe!

HomeLajmeKosovë

Çka po zbulon prokuroria me hetimet “Brezovica”!? Lidhjet e zyrtarëve me BIA-n serbe!

Cili do të jetë rezultati i hetimeve dhe shkeljeve ligjore në hetimet e nisura për krimin e organizuar serbo-shqiptar në brendësi të Kosovës.

Ne ende jemi në pritje të zbulimit të ‘kokave të mëdha’ të krimit, të ndërlidhura me krimin serb.

Nuk po bëhet thjesht një hetim, për rrjedhje parash, ndërtime në vendin e gabuar, dhe zbulimin e një pasurimi të shpejtë të atyre që dhanë lejet, zyrtarëve të komunës së Shtërpcës, që udhëhiqej për më shumë se një dekadë nga struktura paralele të Serbisë.

Pasurisë tronditëse

Është e dhimbshme, kur të zbulosh nën ‘rrogoz’ se ata që ishin të inkriminuar aty, nuk do t’ju zbulohen vetëm disa nga pasuritë.

Vilat tregojnë edhe mënyrën e jetesës. Shumë prej bosëve që ndërtuan vilat, me leje të paligjshme, kanë bërë investime të mëdha në ndërtimin e tyre, por edhe në orendi, zbukurime, dhe gjësende që tregojnë jetën prej milionerësh të disave që në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, rezultonin të ‘varfër’. Pra, njerëz që deklaronin të shumtën e herës se kishin borxhe, kredi, dhe marifete të tjera, të cilat i bënin për të justifikuar blerjen e një banese, shtëpie, toke apo superveture.

Por, ata që atje bënin edhe shtatë palë qejfe, me familje, shoqëri, dashnore e dashnorë, kush ua jepte gjithë ato të mira, nga u vinin gjithë ato para.

Konfiskimi i tashëm i 6 milionë eurove, është vetëm një ‘qoshe’ e pasurisë tronditëse që e kanë siguruar ata, dhe mirëqenies që e kanë krijuar, në kurriz të vjedhjes së buxhetit të shtetit, abuzimit me detyra etj.

Vetë prokurori i rastit dhe nga policia thanë se këto janë vetëm hetime fillestare, dhe se bastisjet do të vazhdojnë!

Ndaj kujt? Ndaj atyre që rropën e na kopën për dy dekada! Ani se ende jemi tek të ‘vegjëlit’!

Çka po zbulon prokuroria me hetimet “Brezovica”?

Hetimet kanë filluar të zbulojnë rrjetin e fortë kriminal, shqiptaro-serb. Arrestimet po dëshmojnë dhe do të dëshmojnë fatkeqësisht se shumë më shumë shqiptarë ishin të përfshirë në krim, sepse nuk ishte vetëm Komuna e Shtërpcës, ajo që ndante leje, por edhe Ministria e Planifikimit Hapësinore, dhe institucione të tjera. Nëpërmjet kësaj, rritej ndikimi. Ajo ishte leva e më të fortëve, për të realizuar fitime parash, në një mënyrë tjetër, më pak e njohur deri më tash!

Këto hetime po tregojnë se si ishte e kapur dhe e komprometuar udhëheqja e policisë së Kosovës.

Ajo që ne patëm paralajmëruar se informacionet tregojnë se në atë krim janë të përfshirë edhe ish-kryeministra, ish-ministra, ish-deputet, ish-kryetar komunash, por edhe ish-drejtues të policisë e deri ndoshta të AKI-së, sipas disa akuzave në media, ende nuk është zbardhur kjo tablo.

Po, a i përdori këto dosje Serbia?!

Çështja nuk është kaq e thjeshtë, hetime, bastisje, konfiskime, arrestime… Aty u gjetën edhe uniforma të policisë serbe. Pra, Serbia, mban njerëzit e saj, edhe me uniforma, pavarësisht që ende nuk janë dhënë detaje rreth kësaj.

Duke qenë se Serbia i ka nën kontrollë, udhëheqësit serb të komunave, ajo posedonte me kohë dosjet-inkriminimin që ndodhte në Brezovicë.

Vetë kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, ishte drejtues i strukturave paralele, ndërsa vëllai i tij Branisllavi deputet në Kuvendin e Kosovës, i larguar nga presidenti Thaçi, vetëm pas presionit publik se ai ishte agjent i BIA-s serbe, plotësojnë ingranazhin e Serbisë.

Këto dosje, vazhdonin të krijonin dosje të reja, sepse ata që inkriminohen në krim, sidomos njerëzit me ndikim, do të detyrohen të kryejnë shërbime në vazhdimësi, dhe kjo nënkupton rëndimin e dosjeve. Pra, sa më shumë krime, inkriminime, aq më e lartë është besueshmëria e të komprometuarit për shërbimin e huaj, në këtë rast për atë serb, BIA-n.

Duke krijuar një grumbull dosjesh, jo vetëm në rastin “Brezovica”, por edhe të tjera në komunat me shumicë serbe, dhe veçanërisht në veri, Serbia arriti t’i vinte nën kontroll edhe ata, që nuk mund t’ua merrte mendja shqiptarëve. Drejtorë policie, politikanë dhe zinxhiri është aq i gjatë, sa nuk këputet do tani, përnjëherë.

Kur, kësaj i shtohen edhe dosjet që i krijon policia, dhe si u pa në disa raste të dështimit të operacioneve në veri, për shkak të dekonspirimit, që dëshmon se ajo ka njerëzit e saj, informatorët në polici, Serbia ia ka arritur të krijonte një rrjet super-shantazhi ndaj politikanëve tanë, e deri tek disa ish udhëheqës të Kosovës!

Ky aksion është vetëm një pjesë e ‘rrjetit kriminal të merimangës’, pasi këtë e dëshmoi edhe vetë zyrtari i policisë, kur tha se përveç për krimet që dyshohen, disa prej tyre e kanë penguar procesin e hetimeve, dhe madje janë përpjekur që t’i frikësojnë.

Por, sot ata që janë prapa grilave, nuk do të kenë më forcën e kundërshtimit, të pengimit të hetimeve dhe të kërcënimit apo frikësimit. Kështu do të duken edhe ata, më të fuqishmit që i bën këto krime, pas luftës!/KosovaPost

COMMENTS

x