fbpx

Çka po ndodh me dialogun! Macron pasi takoj Vuçiqin, pret në takim Kurtin dhe Osmanin

HomeLajmeKosovë

Çka po ndodh me dialogun! Macron pasi takoj Vuçiqin, pret në takim Kurtin dhe Osmanin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur në një takim të përbashkët presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti të cilët po qëndrojnë në një vizitë zyrtare atje e ku do të marrin pjesë edhe në Forumin për Paqe. Deri më tash asgjë nuk është bërë publike se çfarë kanë biseduar Makron me Kurtin e Osmanin, por siç duket ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës kanë vurë në levizje kreret europian, e veçanërisht Francën dhe Gjermaninë të cilët janë duke bërë përpjekje maksimale që palët t’i kthehen tyezës dhe të diskutojnë për planin e tyre të përbashkët për marrëveshjen përfundimtare Serbi – Kosovë.

Kreu i shtetit francez paraprakisht ka zhvilluar një takim me kreun e shteit serb, Aleksander Vucic.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh Kurti-Vuçiq-Macron.