Çitaku akuza për kryeministrin Kurti: “Kosova ka një kryeministër që vetëm mban ders, e që nuk din të qeverisë”

0 minutes, 41 seconds Read

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka nisur vitin e ri me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, të publikuar të martën, Çitaku ka shkruar se Kurti nuk di as nuk do që të qeverisë.

“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

PDK, partia më e madhe opozitare në Kuvend, së fundmi ka rritur akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se kryeministri Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë politike me Serbinë, për t’i hequr barrikadat në rrugët e veriut, në këmbim të lirimit në arrest shtëpia të Dejan Pantiqit, që akuzohet për sulm terrorist.

Publikime te ngjashme