fbpx

Cili është shteti që nuk shenon asnjë rast të infektimit me covid 19 që më shumë se 3 muaj!?

HomeBota

Cili është shteti që nuk shenon asnjë rast të infektimit me covid 19 që më shumë se 3 muaj!?

Zelanda e Re, ishull që gjendët në lindjën e lartë aziatike është shteti i vetëm që nuk ka raportuar asnjë rast të ri brenda vendit për pothuajse 100 ditë me radhë, por vendi paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi shtetet si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zelanda e Re tani po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë.

Vendi i është kthyer normalitetit, mirëpo autoritetet janë shprehur të shqetësuar pasi banorët po refuzojnë të testohen, dhe madje po injorojnë masat parandaluese shëndetësore.

“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të virusit brenda vendit, është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield.

“Ne kemi parë jashtë jashtë vendit se si mund të përhapet shpejt virusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, ka shtuar ai.

COMMENTS