Cilat skuadra janë pretendente për të fituar kampionatet respektive në top 5 ligat e Evropës

HomeSportSporti ndërkombëtar

Cilat skuadra janë pretendente për të fituar kampionatet respektive në top 5 ligat e Evropës

Jemi pak javë nga nisja e sezonit të ri futbollistik 2022/2023. Ai që lam padyshim që ishte spektakolar, por edhe plot surpriza.

Në top 5 ligat më të forta të Evropës kampionë u shpallën: Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid, Milan dhe PSG, por a mbeten këto skuadra pretendente kryesore për të ruajtur titullin kampion, apo merkatoja i ka ndryshuar pritshmëritë?

Padyshim që disa prej skuadrave vazhdojnë të mbeten favorite për të fituar sërish kampionatin respektiv, sic janë Manchester City në Angli, Bayerni në Gjermani, apo edhe PSG në Francë, por nuk mund të flasësh me kaq shumë siguri për në Spanjë dhe Itali.

Le ti marim me radhë:

Angli: Manchester City deri më tani ka bërë një merkato të shkëlqyer duke afruar në skuadër lojtarë si Haaland dhe Philips.

Dy lojtarë që duket se e shndërrojnë këtë skuadër në “perfekte” nën drejtimin e Pep Guardiolas, e padyshim e bën atë favorite për të mbajtur statusin e kampionit edhe këtë sezon.

Gjermani: Bayern Munich pavarësisht merkatos, për të cilën do të duhet të presim edhe disa ditë, duket se nuk konkurentë në kampionat.

Me Mane, Mazraui dhe Gaverbach të afruar, me Lewansdowskin në pikëpyetje për të qëndruar dhe Ronaldon për të cilin duket se po punohet fshehurazi, “bavarezët” mbeten të paarritshëm nga kundërshtarët.

Spanjë: Në La Liga, gara këtë sezon është shumë  vështirë e parashikueshme, pasi Reali, Barcelona, por edhe Atletico Madrid kanë bërë pak ndryshime në organikë.

Barcelona e sezonit të kaluar pësoi një rritje të konsiderushme në gjysmën e dytë të sezonit nën drejtimin e Xavit dhe nëse do të vazhdojë të jetë në atë formë, me disa lojtarë të rëndësishëm të ofruar deri më tani, duket se është gati për të konkuruar Real Madridin.

Itali: Milani duket se do ta ketë shumë të vështirë të mbajë statusin e kampionit këtë sezon. Interi dhe Juventusi, por sidomos “zikaltërit” janë duke bërë një merkato fantastike dhe po krijon një skuadër e frikshme.

Po ashtu edhe Juventusi është duke bërë disa lëvizje të rëndësishme, që pritet ta shndërrojnë në një skuadër prentendente për fitimin e kampionit.

Milani vazhdon të mbetet një skuadër prentendente, me pak ndërhyrje në merkato, por në letër duke se e ka humbur renditjen në krahasim me Interi dhe Juventusin.

Francë: PSG në dekadën e fundit nuk ka pasur konkurentë dhe duket se kjo do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.

Sheikët bënë një çmenduri duke mbajtur Kylian Mbappe në skuadër. Duket se skuadra do të ndërtohet rreth tij tanimë.

“Parisienët” kanë bërë ndryshime edhe në stol e staf teknik, ku janë larguar Pochettino dhe Leonardo dhe kanë ardhur Galtier e Ocampos.

Situata është e paqartë për të ardhmen e Neymar, por si do që shkojnë gjërat, kjo skuadër është ndërtuar për fitimin e Champions League./kosovapost.net

COMMENTS

x