Çifti i parë në BB VIP? Banorët fillojnë ta ngacmojnë  Beniaden

HomeMagazina

Çifti i parë në BB VIP? Banorët fillojnë ta ngacmojnë Beniaden

Gazetarja shqiptare, Paloma ka pyetur modelen, Beniada se kush është djali nga banorët VIP që i përshtatet tipit që ajo pëlqen.

Ajo ka nisur përshkrimin e saj duke folur për këngëtarin Ardit Çuni, që është tip i thjeshtë dhe e bën të ndihet rehat e jo në siklet.

Madje, banorët, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj po e ngacmonin, derisa Iliri u shpreh se ai ka një ide se kush mund të bëhet çift brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beniada tutje shprehu se ajo do donte një tip që nuk e vret shumë mendjen, që është edhe intelegjentë, derisa pamja e jashtme për të s’ka rëndësi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

COMMENTS