fbpx

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit: Kthehen yjet, dy risi

HomeTech

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit: Kthehen yjet, dy risi

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor.

Fillimisht Kosova luan ndeshje miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor, pastaj dy ndeshje e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë.

Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kosovës U21.

Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës, ku do t’i zhvillojnë përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë. /Telegrafi/

COMMENTS