Çfarë u kërkoi policëve Molliqaj kur e kapën për ta futur me zor në veturë? (Video)

0 minutes, 42 seconds Read

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj është arrestuar sonte para zyrave të T7. Molliqaj u arrestua për veprën sulm ndaj personit zyrtar, në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj debatoi për disa minuta me policët të cilëve u kërkoi fletëarrestin. Pasi kjo nuk iu dha, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës u arrestua dhunshëm.

“Jo, jo pa e parë ftesën jo. Bjerma ftesën”, dëgjohet Molliqaj i cili pastaj shoqërohet dhunshëm nga policët.

Sipas njoftimit, policia e Kosovës, ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, e organizuar nga PSD me të cilën udhëheq Molliqaj.

 

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *