Çfarë pagash kanë aktualisht, dhe sa do t’i kishin Gjyqtaret e Kushtetuese, nëse do të fillonte zbatimi i ligjit të ri të Pagave!

HomeLajmeVendore

Çfarë pagash kanë aktualisht, dhe sa do t’i kishin Gjyqtaret e Kushtetuese, nëse do të fillonte zbatimi i ligjit të ri të Pagave!

Gjykata Kushtetuese me datë 30.06.2020, përfundimisht vendosi që Ligji Nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik, të anulohej në tërësi si anti kushtetues dhe që shkel barazinë, gjegjësisht të drejtat kushtetuese të kategorive të veçanta të punëtoreve të sektorit publik, duke përmendur vetë institucionin e Gjykatës Kushtetuese, KGJK-në, KPK-në, Kuvendin e Kosovës, Zyrën e Auditorit gjeneral, FSK-në, AKI-në etj. Por çfarë pagash kanë aktualisht Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, dhe çfarë do të kishin po të fillonte të zbatohej ligji i ri i pagave?

Pagat aktuale të gjyqtareve janë pothuajse dy fish më të larta sesa ato që do t’i kishin po të zbatohej ligji i ri i pagave. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama, në bazë të deklarimit që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka pagë vjetore rreth 42,024.00 €, apo rreth 3502.00 € ne muaj, dhe mesatarja e pagave që marrin rreth 61 punetorët tjerë që punojnë ne ketë Gjykatë sot është rreth 1250 €, ndersa me ligjin e ri mesatarja do të binte rreth 900 €!

Natyrisht që konflikti i interesit është i shfaqur shumë hapur në këtë rast. Sikur në Gjykatën Kushtetuese, paga astronomike ka edhe në disa Agjencione tjera të pavarura dhe Ndermarrje Publike e që me ligjin e ri të t’u ishin zvogluar dhe do të ishte krijuar një baraspeshë e pagave të punëtoreve të njëjtë që punojnënë institucione të ndryshme publike.

Edhe në institucionin që sponsorizoi dërgimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht në institucionin e Avokatit të Popullit, pagat për zyrtarët që punojnë në këtë institucion janë më të mëdhaja sesa do të pagueheshin me ligjin e ri të pagave. Përveç Avokatit të Popollit që me ligjin e ri do t’i rritej paga nga 1451 € sa e ka aktualisht, në 1656 € sa do të ishte me ligjin e ri, Zv. Avokatëve të popullit si dhe zyrtarëve tjerë ligjor që punojnënë këtë institucion, me ligjin e ri do u zvoglohej paga për rreth 200 euro, gjegjësisht nga 1000 euro sa paguhen aktualisht zyrtarët ligjor, në 839 euro sa u ishte paraparë në ligjin e ri. Gjithashtu zbritje të pagave do të kishte edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe në disa dikaster të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, pa ndikuar tek pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve.

Ky ligj që tashmë u shfuqizua, ishte i shumëpritur nga mjeket që thuajse do të kishin rritjen më të madhe me këtë ligj, gjegjësisht rreth 100%, pastaj rritje solide do të kishte edhe në shërbimet tjera si tek mësimdhënësit, policia, shërbimi korrektues, një pjesë e shërbyesve civil etj.

Pra, saktësisht me ligjin e ri do të duhej të zvogloheshin pagat e një pjese prej rreth 15 – 20% e te punesuarve ne sektorin publik, sidomos në ndërmarrjet publike dhe institucionet apo agjencitë e pavarura që sot kanë paga astronomike që shkojnë madje deri në 5000 euro, ndërsa rritje nga 50€ deri në 200€ euro do të kishin shtresa tjetër të shërbyesve civil.

Siç shihet, paga të majme përseri do të vazhdojnë të kenë edhe për një periudhë të pacaktuar ata që këto paga i kishin në vazhdimësi, dhe që nuk lejuan që ky ligj, përkundër të metave të vogla, të hynte në fuqi, ngase pagat e tyre, siç janë ato të Gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese do të përgjysmoheshin!/lajmishqip.net

Loading...

COMMENTS