fbpx

Ç’do të ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De Papel’? Disa teori shumë bindëse për vazhdimin e ngjarjeve

HomeMagazina

Ç’do të ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De Papel’? Disa teori shumë bindëse për vazhdimin e ngjarjeve

Sezoni i pestë i “La Casa de Papel” është konfirmuar që prej 21 korrikut, por nuk ka ende një datë të saktë publikimi.

Deri më tani dihet se sezoni i ri do të ketë 10 seri dhe do të jetë i fundit.

Në kast, mësohet se ka dy aktorë të rinj, Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado.

Miguel Angel Silvestre
Patrick Criado

Ndërkohë, përflitet se publikimi do të bëhet në vitin 2021 ose 2022.

Gjatë sezonit të pestë, thuhet se do të ndodhë edhe “shpërbërja” e grupit dhe se do të ketë edhe viktima të tjera.

Mendohet se do të jetë Rio (i luajtur nga Miguel Herran), i cili mund të mos dalë i gjallë nga banka dhe se do të ketë një rikthim të ish-të dashurit të Tokios.

Në episodin e parë të sezonit të parë, Tokio është në arrati pasi grabitja me të dashurin e saj shkoi keq. Partneri i Tokios, u qëllua dhe u vra, duke e lënë atë vetëm dhe duke menduar të dorëzohej.

Një video nga sezoni i pestë, sipas Express CO UK, tregon Tokion me një burrë të panjohur që shkon drejt Lisbonës, Portugali.

Pamjet e zbuluara nuk japin shumë përsa i përket historisë për vazhdimin e Money Heist, por shumë fansa besojnë se bëhet fjalë për një rikthim të ish-it të saj në sezonin e pestë.

Ndjekësit e filmit kanë nxjerrë edhe spekulime për një lidhje të mundshme mes martesës: Berlin-Tatiana dhe vjedhjes.

Disa prej tyre mendojnë se Berlin (Pedro Alonso) ka qenë i martuar me inspektoren Alicia Sierra (Najwa Nimri) dhe se ajo dhe Tatiana (Diana Gomez), janë në fakt i njëjti person. Kjo për shkak të ngjashmërive të tyre fizike:

Teori të tjera, thonë se Tokyo është e vetmja e mbijetuar dhe po tregon historinë nga burgu, ose pasi ia del të shpëtojë.

Ndërsa spekulime të tjera, thonë se Tokyo birëson djalin e Nairobi-t dhe të gjithë ia dedikojnë asaj vjedhjen.

COMMENTS