Caktohet data për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri

HomeLajmeShqiperi

Caktohet data për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri

Më datë 25 prill shqiptarët do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Kjo datë është dekretuar nga ana e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në mbështetje të Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.” thuhet në dekretin e Metës.

Kjo datë vjen pas konsultimeve gjatë ditës së premte mes presidentit Meta dhe kryetarëve të partive kryesore politike në vendin tonë.

Për kryeministrin Edi Rama, nuk ishte problem data e zgjedhjeve duke thënë se ishte i gatshëm të pranonte cilëndo datë.

Nga ana tjetër edhe opozita nuk dha ndonjë datë konkrete por thanë se duhen sa më shpejtë dhe se zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme.

COMMENTS

x