fbpx

Ca sekrete që njerëzit i mbajnë partnerëve dhe s’pendohen fare

HomeLifestyleLove

Ca sekrete që njerëzit i mbajnë partnerëve dhe s’pendohen fare

Ne na është thënë të themi gjithmonë të vërtetën, por ndonjëherë na duhet të themi ca gënjeshtra të bardha për të mbajtur marrëdhëniet e shëndetshme apo jo…?!

  1. “Të urinoj në sy të tij? Eshtë ok. Jashqitja? Kurrë dhe s’do të ndodhë kurrë.”

2. “Unë dhe gruaja ime kemi 40 vite të martuar dhe me kalimin e kohës ti kupton ç’lloj temash duhet të shmangësh. Unë dhe ajo për shembull nuk flasim kurrë për besimet tona fetare. Së fundmi sapo kam mësuar që ajo as që ka ndërmend të ndërrojë ndjesitë e saj në lidhje me besimin për të m’u përshtatur kështu që s’më mbetet gjë tjetër veçse ta pranoj. Në thjesht s’i diskutojmë kurrë këto gjëra në shtëpi.”

3. “I dashuri im i dikurshëm më çoi në një dyqan bizhuterish dhe më tha të zgjidhja një unazë për fejesë. E zgjodha. Disa muaj më vonë ai më propozoi me një unazë nga po ai dyqan, por kishte blerë të gabuarën. Më pëlqeu, por s’ishte ajo që doja. Nuk guxova t’ia thoja. S’ia kam thënë as sot që kemi 15 vite bashkë.”

4. “S’e kam lënë kurrë partnerin të më shohë mesazhet dhe madje as email-et. Kur kam qenë e re kam patur një të dashur shumë kontrollues dhe nuk e toleroj më kurrë këtë.”

5. “Kam mbajtur sekret faktin që familja e tij më acaron. Nuk ia vlen të shprehesh përveç rastit kur dikush prej tyre të ka lënduar.”

6. “E dashura ime më tregonte sesa shumë më trupmadh ishte ish-i i saj krahasuar me mua. Zonjusha, të lutem mos e bëni më këtë.”

7. “Babi më ka treguar disa herë që në 40 vite martesë, s’i ka futur kurrë duart në çantën e mamit.”

8. “Gruaja ime është shumë e ndjeshme ndaj kafshëve dhe unë përpiqem që ajo të mos dëgjojë asgjë të keqe në lidhje me to.”

9. “I kam mbajtur sekret që kam qenë dështak në lidhjet e mëparshme. Gjithsesi, ti rritesh dhe mëson shumë për t’u bërë njeri dhe partner më i mirë.”

10. “Nuk i kam treguar që ma shpif kur shpenzon para. S’është problemi im në fakt sepse s’janë paratë e mia, por pse e bën? Pse ble budallallëqe kur s’na duhen?”

x