Buzhala: “Sot kam nejt me Dardan Molliqajn në një kafe me 200-300 veta, na ka pa edhe Policia”

0 minutes, 50 seconds Read

Gazetari Berat Buzhala në një lidhje direkt në Pressing të T7 ka thënë se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur nga Policia e Kosovës.

Buzhala ka treguar se sot gjatë ditës ka ndenjur me Molliqajn në një nga kafenetë më të populluar në Prishtinë.

Ai tha se kur kanë dalë nga aty i kanë parë disa policë, madje edhe i kanë përshëndetur.

“Sot nejta me të, në kafe më të populluar në Prishtinë, ku kanë qenë 200-300 persona. Kur kemi dalë jashtë ka pasur policë gjithandej, na kanë pa, na kanë përshëndet. Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur Policia”, ka thënë Buzhala për T7.

Ndryshë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj u arrestua dhunshëm pak më herët në oborrin e televizionit T7, ku kishte shkuar si I ftuar në emisionin Pressing për të diskutuar rreth protestës që u mbajt të shtunën.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *