fbpx

Bushati akuza të ashpra për Berishën: “Sali Berisha na la njollën e një vendi që nuk dënon gjenocidin serb”

HomeLajmeShqiperi

Bushati akuza të ashpra për Berishën: “Sali Berisha na la njollën e një vendi që nuk dënon gjenocidin serb”

Është turp për çdo ministër dhe deputet shqiptar që ka ngritur kartonin e kuq për të mos e njohur gjenocidin serb në Srebrenicë.

Kështu tha analisti Andi Bushati në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania teksa komentoi rrëzimin e kërkesës së depozituar nga deputeti demokrat Tritan Shehu në Kuvend për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Me këtë akt, sipas Bushatit, deputetët dhe ministrat i kanë lënë Parlamentit dhe Shqipërisë një njollë turpi që e bashkon me botën serbe.

Analisti nuk i kurseu kritikat edhe për Sali Berishën, i cili siç tha, edhe pse e dinte shumë mirë që Rama nuk do ta votonte këtë nismë, i la Shqipërisë njollën e një vendi që nuk ka dënuar gjenocidin serb.

“Edi Ramën e ka shkatërruar sot moralisht Sali Berisha duke e renditur zar të Vuçiçit, por problemi është se me këtë nismë që ata e dinin që nuk do të votohej… Edi Rama nuk guxon ta nxjerrë këmbën nga rrethi që i ka caktuar Vuçiç. Kjo nuk përbën asnjë çudi. Por a duhet Berisha, duke e ditur që Rama është peng i Vuçiçit a duhej t’ia bënte këtë të ditur botës, këtu jam kundër tij. Rama ja do jetë edhe 10 vjet në politikë, por gjithmonë në analet e historisë do ngelet që Shqipëria nuk e ka dënuar gjenocidin serb”, tha Bushati.

COMMENTS