fbpx

Burri që u plagos nga policia para Shtëpisë së Bardhë dyshohet se ishte i paarmatosur

HomeLajmeBota

Burri që u plagos nga policia para Shtëpisë së Bardhë dyshohet se ishte i paarmatosur

Anëtarët e Shërbimit Sekret plagosën një burrë 51-vjeçar në të shtënat që ndodhën në orët e vona të mbrëmjes së kaluar sipas kohës evropiane.

Të shtënat ndodhi në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump po zhvillonte një konferencë për shtyp, të cilën ai duhej ta ndërpriste në ato momente, raporton CNN.

Shërbimi Sekret përmes një deklaratë zyrtare njoftoi se incidenti filloi kur një burrë 51-vjeçar iu afrua një oficer policie në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë.

 

“I dyshuari iu afrua oficerit të policisë dhe i tha atij se kishte një armë. I dyshuari pastaj u kthye mbrapa, vrapoi drejt oficerit të policisë dhe nxori një send nga rrobat”, thuhet në deklaratën, transmeton Telegrafi.

“Ai më pas zuri pozicionin e revoles sikur të një arme zjarri. Një oficer i Shërbimit Sekret nxori armën e tij dhe e plagosi”, thuhet në deklaratën.

Dy burime i thanë CNN-it, megjithatë, se personi i plagosur nuk ishte i armatosur. Protokolli i Shtëpisë së Bardhë, siç deklaroi Shërbimi Sekret, nuk u shkel gjatë incidentit.

Zyra e Përgjegjësisë Profesionale të Shërbimit Sekret do të bëjë një rishikim të brendshëm të sjelljes së oficerëve, shtohet në njoftim./Telegrafi

COMMENTS