fbpx

Burri nga Gjilani raporton në polici se i ka humbur gruaja

HomeLajmeKosovë

Burri nga Gjilani raporton në polici se i ka humbur gruaja

Një burrë në Gjilan ka raportuar se nga data 1 gusht bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Gjilan 01.09.2020 – 21:10. Me 02.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.

Sipas Policisë së Kosovës rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se ditë më parë një fëmijë humbi në fshatin Terpezë të Malishevës, por fatmirësisht u gjet shëndosh e mirë në një mal jo larg shtëpisë së tij.

COMMENTS

x