fbpx

Burim Meta për kalimin e Doarsa Kicës në LDK: “Largimet sporadike nuk ndikojnë në kredibilitetin e partisë..”

HomeLajmeKosovë

Burim Meta për kalimin e Doarsa Kicës në LDK: “Largimet sporadike nuk ndikojnë në kredibilitetin e partisë..”

Deputeti i listës “Guxo”, Burim Meta, tha se nuk janë marrë me çështjen e kalimit të deputetes Doarsa Kica – Xhelilit nga kjo parti në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai tha se largimi i Kicës nuk ka ndikuar në rënien e kredibilitetit dhe vlerave politike që përfaqëson “Guxo”

“Nuk jemi marrë me këtë çështje, as si strukturë as unë individualisht. Kemi qenë të angazhuar që sot të kemi një kuvend jashtëzakonisht madhështor dhe siç po e shihni e kemi realizuar qëllimin tonë. Natyrisht ndonjë lëvizje sporadike që po e përmendi ju, siç duket nuk ka ndikuar në rënien e kredibilitetit të partisë dhe vlerave politike që përfaqëson partia “Guxo””, tha ai në T7.

Derisa u pyet se a ka qenë vendimi i Kicës i papritur apo kanë qenë të paralajmëruar, Meta tha se “ndoshta ka qenë i panevojshëm”.

Ai tha se nuk ka pasur ftesë për Kicën që të marrë pjesë në kuvendin e parë zgjedhor të partisë “Guxo”.

x