Kosovë
Bulliqi pranon nga “Humanity First” një tunel dezinfektues për QKMF-në e Podujevës
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, dhe menaxhmentin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) kanë pranuar donacion një tunel dezinfektues nga organizata “Humanity First”.
Tuneli dezinfektues është pranuar me qëllim të parandalimit të virusit, i cili do t’i shërbejë personelit shëndetësorë dhe qytetarëve të cilët marrin shërbime në QKMF. Tuneli posedon sistemin e dezinfektimit me kapacitet njëmijë litra.
Më këtë rast, kryetari Bulliqi ka falënderuar donatorin për kontributin e tyre drejt luftimit të virusit në këto ditë të vështira pandemie.
