Kosovë
Bujar Osmani viziton nesër Kosovën, takohet me Kurtin, Osmanin e Gërvallën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani nesër do të presin në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së.
Takimi mes Kurtit e Osmanit do të mbahet nga ora 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Me Presdienten do të takohet në Presidencë në orën 10:10
Ndërsa, përpara Kurtit dhe Osmanit, ministrin i Jashtëmdo të ketë takim edhe më homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, që pritet të nisë nga ora 09:00.
Pas takimit, paralajmërohet se do të mbajnë edhe konferencë për media.
