Bujar Osmani pas gjendjës në veri e anulon vizitën në Mitrovicë, bën thirrje për ulje të tensioneve

0 minutes, 40 seconds Read

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pas situatës në veri të Kosovës ka anuluar vizitën e planifikuar në Mitrovicë.

Ai ka bërë thirrje në ulje të tensioneve si dhe vizitën e tij do të riplanifikojë.

“Si kryesues i OSBE-së, unë bëj thirrje për depërshkallëzimin dhe zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. OSBE është e gatshme të ndihmojë; OSBE në Kosovë  misioni ka kredibilitet dhe besim mes njerëzve, institucioneve; vendimtare për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Unë do të riplanifikoj vizitën time në Mitrovicë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Osmani gjatë ditës është takuar me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e punëve të jashtme Donika Gërvalla –Swarz.

Publikime te ngjashme