Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA) në Washington, kërkon që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i tha ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “aq më shumë do ta destabilizojë rajonin”.
“Ne e pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzim” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin”, ka shkruar ai.
Këtë koment, Bugajski e bëri pasi ambasadori Rohde shkroi se është “absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa”, raporton Gazeta Express.
“Nevojitet urgjentisht vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit! Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Urgently needed is political will for deescalation and compromises based on Brussels agreements!
Absurd to risk violent confrontation about licence plates while a brutal war is being waged against UKR by Russia with already countless victims https://t.co/kAdInLeq7c— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 12, 2022