fbpx

Brnabiq me propaganda nacionaliste nga Veriu: “Do të luftojmë për asociacionin sikurse luftuam për…”

HomeLajmeKosovë

Brnabiq me propaganda nacionaliste nga Veriu: “Do të luftojmë për asociacionin sikurse luftuam për…”

Ani pse e përmendi paqen dhe tolerancën, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq gjatë adresimit të saj në Mitrovicë të Veriut tha se do të luftojnë për serbët.

Brnabiq, e cila po qëndron në një vizitë njëditore në Republikën e Kosovës, tha po ashtu se do të investojnë për serbët që jetojnë këtu.

Megjithatë, një ditë pas letrës së përbashkët që Scholz dhe Macron iu kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Brnabiq tha se Serbia është e gatshme të marrë vendime të vështira dhe jopopullore. Ndërkohë që akuzoi Kosovën duke pretenduar se ‘po ikë nga marrëveshjet e nënshkruara’.

Ajo para qytetarëve serbë që kishin dal për ta pritur lavdëroi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të cilin tha se siç luftoi për letërnjoftimet serbe në Kosovë, do të vazhdojë të luftojë edhe për formimin e Asociacionit. Derisa shtoi se në vitet e fundit kanë investuar për serbët e Kosovës më shumë se përgjatë 40 viteve të kaluara.

“Kemi një lider burrë shteti që na udhëheq në këtë rrugë të vështirë, Aleksandar Vuçiqin. Ashtu siç luftoi për letërnjoftimet serbe në Kosovë, ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë dhe të insistojmë në formimin e Asociacionit të komunave serbe, dhe këto janë gjëra nga të cilat nuk heqim dorë, faleminderit që jeni mbledhur në numër të madh. Zemra ime është plot dhe sot është një ditë e veçantë… Shpresoj dhe besoj thellësisht që ju e keni ndjerë në mënyrën më të mirë të mundshme në këto vitet e fundit, sepse në fakt e di që në vitet e fundit kemi investuar më shumë para në territorin e Kosovës se në 40 vitet e fundit së bashku, dhe ne do të vazhdojmë atë investim, veçanërisht jam e lumtur që jam këtu sot në këto kohë të vështira sfiduese dhe nëse e di që kohët e vështira këtu kanë vazhduar për dekada”, tha ajo.

Duke folur në mbështetje të strukturave paralale serbe në Kosovë, Brnabiq tha se nuk do të lejojnë “stuhi” dhe persekutime të popullit serb.

“Që të mund të vazhdojmë të flasim për situatën me institucionet në Prishtinë, por se për popullin tonë, vija e kuqe është siguria e popullit tonë në Kosovë, dhe siç tha Aleksandri, dua ta përsëris sot këtu në Mitrovicë, ‘nuk do të lejojmë stuhi dhe persekutime të reja të popullit tonë’. Kjo është vija jonë e kuqe, për çdo gjë tjetër të diskutojmë, për të gjitha tjerat, mundemi dhe jemi gati të marrim vendime të vështira, vendime jopopullore, siç është marrëveshja e Brukselit që u nënshkrua në 2013, të cilën ne sot po e mbrojmë, parapa së cilës qëndrojmë , prej së cilës sot Prishtina po ikë, duke e shmangur të aplikojnë, sikur po ngutet të aplikoj marrëveshje tjera të vitit 2011, të cilën e kanë nënshkruar disa të tjerë”, ka thënë ajo.

Qytetarët serbë që kanë dalë ta presin Bërnabiqin po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Serbët nga Kosova gjithmonë me shtetin dhe kryeministren e tyre”, “Ne kemi një kryeministre, Ana Brnabiq” etj

x