fbpx

Borrell thotë se propozimin të cilin e bëri ai, e pranoi Vuçiqi, por e refuzoi Kurti

HomeLajmeKosovë

Borrell thotë se propozimin të cilin e bëri ai, e pranoi Vuçiqi, por e refuzoi Kurti

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ai dhe Lajcak kanë bërë një propozim për targat, të cilin e ka pranuar Presidenti serb, por jo edhe Kryeministri Kurti.

Borrell njofton se nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh negociata mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrel.

Ai thotë se nga BE-ja është bërë një propozim, por nuk e ka pranuar Kryeministri Kurti.
“Në dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciq e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë”, tha Borrell.

“Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.

Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës.

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell thotë se u ka bërë me dije palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.