fbpx

Borell lut lideret e Ballkanit Perendimor që të punojnë për parandalimin e përpjekjeve të Rusisë për destabilizim

HomeLajmeRajoni

Borell lut lideret e Ballkanit Perendimor që të punojnë për parandalimin e përpjekjeve të Rusisë për destabilizim

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord në Pragë në një takim jozyrtar se përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të parandalohen dhe se për stabilitetin e Evropës, rajoni duhet të ketë një perspektivë evropiane.

“Ne jemi duke bashkëpunuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ku operacioni ALTHEA luan një rol kyç për stabilitetin. Ne duhet t’i ofrojmë një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor. Ne duam të ndihmojmë në zgjidhjen e krizave në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vërejmë përpjekje nga jashtë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në një konferencë për shtyp gjatë takimit.

Ballkani Perëndimor dhe Afrika ishin në agjendën e takimit të ministrave të mbrojtjes kur diskutuan pasojat globale të pushtimit rus të Ukrainës me pikat e reja të krizës në mbarë botën si rajone që Rusia po përpiqet t’i destabilizojë.

x